Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishin dy këngëtarët e njohur të publikur shqiptar. Këngëtarja energjike Era Rusi, e cila njihet për vokalin e saj të jashtëzakonshëm, dhe Ylli Baka, që është padyshim një nga zërat më të mirë të muzikës popullore shqiptare.

Era Rusi u shpreh se këtë periudhë izolimi e ka marrë si një kohë pushimi, por edhe si një moment për të hedhur vështrimin edhe nga familja.

Era Rusi: Unë në fakt i kam marrë si pushime, edhe nga nga psikologjike dhe une mendoj se të gjithëve na duhej pak pushim për të reflektuar. Mendoj që është momenti i duhur për të parë secili nga ne, edhe pak më shumë, për të hedhur vështrimin nga familjet tona sepse për shkak të punëve nuk kemi kaluar kohë. Na duhet të gjithëve për të marrë pak bateritë.

Nga ana tjetër, Ylli Baka shprehet se “nuk e kishim menduar se do qëndronim kaq gjatë në izolim, por kur të dalim jashtë do jemi akoma më të fortë”.

Ylli Baka: Në fillim mirë, por jo dhe kaq gjatë sepse të rrish dhe kaq gjatë në shtëpi është shumë. Por gjithsesi e kam shijuar edhe unë me fëmijët dhe të them të drejtën jemi kënaqur. Dhe ndoshta nuk e kishim marrë kurrë parasysh se mund të rrinim kaq, por s’ka problem na bën më mirë akoma, që kështu kur të dalim jashtë do jemi akoma më të fortë. /tvklan.al