Aksidenti i javës së kaluar në autostradën e Vlorës ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje ka shkaktuar impakt të madh në publik.

Për t’i bërë drejtuesit e mjeteve më të përgjegjshëm dhe më të aftë në timon, eksperti i sigurisë rrugore Mimir Hodo sugjeron ndër të tjera që të dyfishohet koha e kursantëve në autoshkolla, si për teorinë ashtu dhe për praktikën.

I ftuar në studion e emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ai tha se teoria duhet të bëhet 25 ditë ndërsa praktika të bëhet 30 ditë.

Mamir Hodo: Përgatitja e drejtuesve të mjeteve është 15 ditë teori dhe 25 ditë praktikë. Unë kam qenë edhe komisioner i marrjes në prova, drejtues në qendrën e koaludimit të Tiranës, kam një eksperiencë shumë të gjatë me këtë. Kam bërë 1.5 milionë kilometra në trafik, kam bërë mbi 1 mijë akte ekspertimi dhe vij të sjell këtu eksperiencën time dhe të them se si kjo punë mund të rregullohet sipas mendimit tim. Pastaj gjithkush mund të ketë mendimet e veta, le t’i hedhë në tavolinë dhe t’i diskutojmë.

Spartak Koka: Ka nevojë të rritet koha e trajnimit të kursantëve?

Mamir Hodo: Sigurisht. Kjo duhet të jetë pika numër një, e cila çuditërisht edhe në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor që janë bërë nuk u mor parasysh. Duhet të ishte numri një që duhej të ndryshohej. Çfarë duhet bërë? Duhet bërë që 15 ditë teori dhe 25 ditë praktikë për mendimin tim duhen minimalisht dyfishuar. Që do të thotë duhet bërë 30 ditë teori, jo 1 muaj, 30 ditë hiq të shtunë dhe të dielë që nuk mund të bëhet, duhet të bëhet e monitoruar kjo që jo vetëm mbushe 30-ditëshin të shkosh të japësh provat. Do mbushësh 30 ditë pune, i trajnuar në shkollë. Edhe 50 ditë duhet të jetë praktika. Nuk mundet që ti të vesh më përpara.

/tvklan.al