Mbajtja e maskës është një nga masat parandaluese për të penguar përhapjen e pandemisë. Por për personat që mbajnë syze, ekziston një “efekt anësor” mjaft i bezdisshëm.

Në momentin që vendosni maskën mund të keni vërejtur se fryma e ngrohtë krijon kondensim dhe veshje të xhamave të syzeve.

Por mos u shqetësoni pasi ka disa mënyra për të ndaluar këtë fenomen.

Provoni të lëvizni maskën e fytyrës lehtësisht poshtë, kështu që ka më shumë hapësirë midis skajit të maskës dhe syzeve. Kjo do të thotë që fryma e ngrohtë ka mundësi që të shpërndahet përpara se të krijojë avull në xhamin e syzeve tuaja. Sigurohuni që maska ende mbulon hundën dhe gojën, përndryshe është e kotë.

Një mundësi tjetër është që ta tërhiqni pak maskën lart, kështu që skaji i sipërm ulet nën syzet tuaja. Përsëri, kjo lejon që fryma juaj e ngrohtë të mos përhapet tek xhamat.

Lani syzet tuaja me sapun dhe ujë: Sapuni, sipas ekspertëve, parandalon avullin. Menjëherë para se të vendosni një maskë për fytyrën, lani syzet me ujë dhe sapun, pastaj lërini të thahen./tvklan.al