Nuk ka ushqim magjik apo pilulë që është e garantuar për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur individin nga viruset. Por ka mënyra për ta mbajtur sistemin imunitar në funksionin me optimal të mundshëm.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë i shëndetshëm është padyshim mënyra e të ushqyerit. Kjo për shkak se sistemi imunitar mbështetet në një furnizim të qëndrueshëm të ushqyesve.

Për një dozë fillestare të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që forcojnë imunitetin, mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime dhe fruta.

Më poshtë mund të gjeni një listë me lëndët kryesore ushqyese që luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit, sipas CNN.

-Karrota, kale dhe kajsi për beta karoten

-Portokall, luleshtrydhe dhe brokoli për Vitaminë C

-Vezë, djathë, tofu dhe kërpudha për Vitaminë D

-Fasule, arra, drithëra dhe ushqime deti për zink

-Qumësht, vezë, arra për proteina

-Banane, fasule për prebiotikë

-Ujë, fruta, supë për hidratim. /tvklan.al