Siguria në plazhe mbeti edhe këtë sezon sfida kryesore e sektorit të turizmit. Të dhënat e Policisë së Shtetit të siguruara nga TV Klan tregojnë se mjetet ujore që shkelin perimetrin e sigurisë në plazhe kanë vijuar edhe këtë vit. Për këtë arsye janë bllokuar 189 mjete, kundrejt 154 të një viti më parë, pra 35 mjete më shumë se e njëjta periudhë.
Po ashtu janë shoqëruar me masë administrative poseduesit e tyre. Këtë vit vlera e gjobave të vendosura nga policia për të gjithë ata që kanë cenuar sigurinë e pushuesve në plazhe arrin në 130 milionë lekë, pothuajse trefishi i vlerës së masës administrative të një viti më parë, e cila kapte shifrën 51 milionë lekësh.
Sipas ligjit për sigurinë detare dhe turizmin detar (përfshirë Rregulloren e Stacioneve të Plazhit), mjetet motorike ujore (skafet, gomonet, motorët e ujit / Jet Ski) duhet të lundrojnë dhe të qëndrojnë të paktën 300 metra larg nga vija e bregut, e cila klasifikohet si zonë notimi për pushuesit.
Çdo aktivitet i tyre apo dhënie me qira lejohet vetëm jashtë këtij perimetri.
Shkelja e distancës së sigurisë me Jet Ski ose skaf dënohet me gjoba të rënda administrative që variojnë nga 100,000 deri në 500,000 lekë të reja.
Të dhënat e policisë tregojnë gjithashtu se edhe ndihma që u është dhënë pushuesve të cilët kanë qenë të rrezikuar në det të hapur, këtë vit ka qenë më e madhe, kjo edhe për shkak të fluksit të turistëve që po regjistron vendi ynë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 