3-vjeçarja nga Teksasi, Madeline Hnidey vuan nga sindroma Angelman. Bëhet fjalë për një gjendje gjenetike që prek sistemin nervor dhe shkakton vështirësi të rënda fizike dhe mësimore. Gjithashtu një tjetër aspekt i kësaj sëmundje është edhe fakti se ajo qesh gjatë gjithë kohës dhe është e pamundur që ta ndalosh.

3-vjeçarja u diagnostikua me Sindromën Angelman kur ishte 10- muajshe.  

Mamaja e saj, Kira u shpreh: Ajo është gjithmonë e buzëqeshur, e vetmja herë kur qan është kur ka dhimbje, por edhe atëherë ajo edhe qesh, edhe qan. Ajo është aq e lumtur dhe e dashur. Nuk e di se çfarë ndodh, por mënyra se si ajo reagon tregon se është e lumtur.

Më tej, Kira shton se ajo nuk po arrinte ta besonte dot lajmin për sëmundjen e vazjës.

Unë isha në shok kur ajo u diagnostikua për herë të parë, nuk isha përgatitur. Gjëja e parë që doja të dija ishte nëse ajo do të vdiste, por fatmirësisht kjo sëmundje nuk ndikon në jetëgjatësi. Problemi është se kjo sëmundje e bën më të ndjeshme ndaj pneumonisë dhe ka kriza të vazhdueshme. Ajo ka nevojë për kujdes 24-orësh dhe në nga gjërat më të vështira është mungesa e gjumit”./tvklan.al