Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë te Burnley. Shqiptari nuku grumbullua për transfertën ndaj Norwich, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e tij.

Sulmuesi 24-vjeçar kishte marrë minuta në tri ndeshjet e fundit, përfshirë eliminimin nga Bradford City në Carabao Cup, por pa arritur të lërë gjurmë.

Me afatin e merkatos që mbyllet më 1 shtator, lënia jashtë e shqiptarit tregon se klubi është i hapur ndaj ofertave të mundshme. Broja iu bashkua Burnley-t në verën e vitit 2025 nga Chelsea për rreth 20 milionë paund, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

Megjithatë, aventura e tij nuk ka ecur sipas parashikimeve dhe sulmuesi kuqezi ndodhet sërish përballë një udhëkryqi në karrierë.

Pa praninë e Brojës në fushë, Burnley pësoi një humbje të rëndë me shifrat e thella 4-1 përballë Norwich-it.

/tvklan.al