Një gjykatë siriane dënoi me vdekje këtë të martë liderin e rrëzuar Bashar al-Assad.
Pas një gjykimi në mungesë, ish-presidenti sirian u gjet fajtor për vepra të rënda që përfshijnë vrasje, tortura, krime kundër njerëzimit dhe arrestime arbitrare gjatë luftës gati 14-vjeçare të vendit.
Ky ishte dënimi i parë ndaj Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti gjatë një ofensive të rebelëve në dhjetor të vitit 2024, e cila i dha fund sundimit të hekurt disa dekadash të familjes së tij.
Përveç Assadit, me vdekje u dënuan edhe vëllai i tij, Maher Al-Assad, dhe Atef Najib, një zyrtar i sigurisë gjatë sundimit të Assadit.
Assadi u largua nga kryeqyteti Damask, ndërsa luftëtarët rebelë po afroheshin, gati dy vjet më parë, dhe aktualisht ndodhet në Moskë.
Vendimi u prit me entuziazëm nga sirianët, të cilët u mblodhën jashtë pallatit të drejtësisë, duke brohoritur e valëvitur flamuj sirianë.
Ata e konsideruan dënimin si një hap të rëndësishëm në rrugën e drejtësisë tranzicionale në Sirinë moderne.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 