Sisma, grupi italian vlerësohet me New International Artist



Sisma, grupi italian vlerësohet me New International Artist

21:43 07/12/2019

Çmimi i parë në këtë mbrëmje finale të edicionit të 21 të Kënga Magjike shkoi për grupin Sisma. Dy artistët italianë u vlerësuan me çmimin New International Artist, një kategori e re kjo për këtë vit.

Në këtë kategori konkurruan 4 artistë. Fituesin e këtij çmimi e shpalli anëtari i jurisë, Enkel Demi, i cili në fjalën e tij falenderoi Ardit Gjebrean për madhështinë me të cilën e solli këtë vit festivalin Kënga Magjike.  

“Dua të të them faleminderit që vendose ta zhvillosh me këtë madhështi festivalin Kënga Magjike, sepse na ka ndodhur një gjë të gjithëve dhe është një gjë shumë e rëndë. Për një komb i mbetur në depresion do jetë një komb që nuk ka të ardhme. Ndërsa një komb që mendon që duhet të vazhdojë jeta, është një komb që ka vetëm të ardhme dhe Festivali Kënga Magjike në këtë rast shërben vetëm për këtë gjë”.

Për herë të parë në historinë e saj, Kënga Magjike u kthye në një festival internacional, duke shtuar edhe dy kategori të tjera, New International Artist dhe International Big.

“Juria përveç votimit të artistëve, ka të drejtë të zgjedhë dhe për të interpretuar kandidatët për këtë çmim dhe për këtë motiv sonte janë të gjithë artistët pjesëmarrës të kësaj kategorie, por jo të gjithë do të ngjiten në skenë”, shpjegoi Ardit Gjebrea./tvklan.al





Të ngjashme