Milani pritet të përballet me ndryshime të rëndësishme gjatë merkatos së verës pas përfundimit të sezonit në vendin e pestë dhe mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampioneve.
Pas deklaratave të Rafael Leaos për largimin e mundshëm pas shtatë vitesh, edhe Mike Maignan po shqyrton të ardhmen e tij.
Portieri francez ka kontratë me klubin deri më 30 qershor 2031, pas rinovimit të firmosur më 31 janar. Marrëveshja i garanton atij një pagë prej 5 milionë eurosh neto në sezon plus 2 milionë euro bonuse.
Largimi i Massimiliano Allegrit, Igli Tares dhe trajnerit të portierëve Claudio Filippi ka ndryshuar situatën e tij te Milani.
Pa pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, Maignan po vlerëson mundësitë që ofron merkatoja europiane. Chelsea është rikthyer në garë për portierin francez, ndërsa Bayern Munich duket më i tërhequr pas rinovimit me Manuel Neuer.
/tvklan.al












Botërori 2026 
