Me afrimin e fundit këtë të hënë të afatit të armëpushimit 60-ditor mes SHBA-ve dhe Iranit, konflikti rrezikon të shpërthejë me më tepër ashpërsi.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Irani është gati të kryejë gotitje te forta ushtarake me përpikmëri për të thyer bllokadën detare të SHBA-ve, nëse diplomacia dështon. Zyrtarët iranianë thonë se në mungesë të një marrëveshjeje, Teherani ka ndryshuar qasjen nga mbrojtëse në “totalisht sulmuese”.

Zyrtarë të zbulimit amerikan thanë për prestigjozen Uall Street Journal se Irani ka një plan sekret për përshkallëzimin e tensioneve, me synim rritjen e kostove për Uashingtonin dhe aleatët rajonalë. Sipas prestigjozes amerikane, “në vend që të besonin te negociatat, ata i kaluan dy muajt e fundit duke u përgatitur për një betejë më të madhe”.

Pavarësisht fundit të afatit, presidenti amerikan beson se Irani po kërkon tmerrësisht një marrëveshje.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi hapur me sulme me bomba Omanin, nëse ky i fundit arrin një marrëveshje me Teheranin në dëm të SHBA-ve për administrimin e Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike nga ku kalon 20% e naftës botërore.

Tv Klan

/tvklan.al