Haradinaj zbardh seancën e marrjes në pyetje në Hagë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbardhur për gjermanen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” seancën e marrjes në pyetje nga Dhomat e Speciales në Hagë, ku ishte thirrur në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. 

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës: Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar.

Haradinaj përjashton të ketë kërcënuar apo vrarë dëshmitarë që kanë marrë pjesë në proceset gjyqësore të zhvilluara më herët ndaj tij.

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës: : Natyrisht që mbrojtja e dëshmitarëve është një temë në Kosovë, por është dëshmuar që është gabim që kjo të lidhet me proceset kundër meje. Ka patur njëherë një dëshmitar i cili ka humbur jetën në një aksident me një serb të dehur në Mal të Zi. Mirëpo vetëm pas vdekjes së tij është marrë vesh që ai ishte në listën e dëshmitarëve potencial kundër meje.

I palëkundur është edhe për vendosjën e taksës për mallrat serbe.

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës: Taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga Qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. është e vështirë që ta hapim tregun për një shtet fqinj, i cili e vë në pikëpyetje ekzistencën tonë dhe na kërcënon.

Ramush Haradinaj së bashku me Jakup Krasniqin u morën në pyetje më 24 korrik nga Prokuroria Speciale e Hagës lidhur me rrolin në luftën e Kosovës në vitet 98-99.

Tv Klan