Ekstremistët e djathtë futen brenda dhe dhunojnë deputetët

Nuk mjatuan përplasjet e dhunshme me policët, por përkrahësit e të djathtës ekstreme gjermane ja kanë dalë të hyjnë edhe në Bundestag, të ftuar nga partia populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AFD.

Ata kanë sharë, ofenduar, sulmuar verbalisht e fizikisht deputetët e Merkel duke realizuar një skandal të përmasave që nuk kishte ndodhur më parë.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë, AfD, madje e krahasoi aktin e qeverisë Merkel për mbrojtjen nga infeksionet, i miratuar tashmë nga deputetët, me Aktin Mundësues të vitit 1933, i cili hapi rrugën për diktaturën naziste të Hitlerit.

Mbrojtësit e masave thonë se ky ligji siguron një bazë ligjore më solide për të realizuar ruajtjen e distancës sociale, mbajtjen e maskave në fytyrë, kufizimet në lëvizje, takimet në hapësira private dhe publike, aktivitetet kulturore në kohën e lirë dhe kufizimet për institucionet arsimore.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ishte vlerësuar në të gjithë botën për mbajtjen e infeksionit dhe vdekjeve në një nivel shumë më të ulët sesa fqinjët e saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e vendeve evropiane.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit dhe 260 viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Klan Plus