Pas skandali me shitjen e diplomave nga Kolegji Universitar Wisdom publikuar në mediat italiane, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Arsimit ka pranuar shkeljet e Kolegjit Universitar Wisdom, dhe bën me dije se po merren masa për mbylljen e këtij institucioni, pasi nga verifikimet e grupit të punës i ngritur përgjatë viti 2023-2024 janë hasur shkelje të rënda ligjore.  Ndërkohë që për këtë vit akademik nuk është regjistruar asnjë student pasi nuk i janë miratuar kuotat e pranimit .

Ministria e Arsimit: Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar Wisdom. Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka certifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar Wisdom.

Mediat italiane i janë referuar si një skemë e mirëfilltë kriminale që lëshonte diploma dhe certifikata false, në Bari të Italisë, ku 9 persona janë arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdoume qendër të Tiranë dhe Savino Cianci dhe administratori Leonardo Catalano.

Sipas mediave italiane dyshja Cianci-Catalano i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1150 euro presidentes së Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për akreditimin e Wisdom University. Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat italiane përmendet Aquila  (Shqiponja) Telhaj, e cila ka drejtuar Ascal. 

Por në një reagim në rrjetet sociale Shqiponja Telhaj i cilëson si shpifje akuzat ndaj saj, duke shkruar se, shkruan se nuk i ka njohur përfaqësuesit e universiteti Wisdom dhe as nuk ka pirë asnjë kafe apo të ketë pranuar ndonjë dhuratë nga asnjë përfaqësues të ndonjë universiteti të huaja apo shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se të interesuarit që synonin të futeshin në administratë paguanin nga 8 mijë euro për të marrë një kualifikim për të hyrë në konkurse publike si dhe për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit. Të ardhurat e paligjshme të përfituara sipas këtij hetimi llogariten në shumën e 10 milionë eurove.

Klan News