Veliaj: Të konsumojmë produkte lokale, rrisin ekonominë vendase

Të gjithë fermerët dhe blegtorët në vend do të mund të përfitojnë nga Skema Kombëtare për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nga Tregu Agroushqimor në Farkë, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, theksuan se skema është një mundësi e shkëlqyer për të rritur prodhimin dhe ulur kostot.

“Më vjen mirë që jemi sot në një hapësirë të një fjale të mbajtur. Kjo do të thotë se gjasat janë se për sa kohë që jemi në një premtim të mbajtur, qëllimin e kemi 100% të mbajmë edhe premtimet që japim sot, duke filluar nga data 27 mars, kur hapen thirrjet për subvencionime në të gjithë territorin e Republikës, por sigurisht ne të Tiranës do i bëjmë. Gjithmonë e më shumë, jo vetëm kufijtë e qytetit, por edhe ekonomia e qytetit, do identifikohet me njerëzit e punës.”

Ndërsa ministrja Anila Denaj u shpreh se bashkimi i operatorëve është jo vetëm një kërkesë e tregut, por edhe një kërkesë e sigurisë ushqimore.

“Nuk ka mundësi që të vazhdojmë të rrimë të vegjël. E kur flasim ne, nuk flasim secili nga ne, por duhet të kuptojmë që në një zonë të caktuar, aty ku potenciali është për t’u bashkuar, por le të themi që ajo që po kërkojmë sot te Skema është një bashkim intresash, jo pronash ku 3, 4,5, 6,7 blegtor apo fermer që kanë më pak se 1 ha qoftë sera apo produkte në fushë të bëhen bashkë dhe të firmosin një marrëveshje interesi e panoterizuar për të shkuar tek qendrat tona rajonale, tek një agronom apo veteriner që do t’iu ndjek në hallet dhe problemet tuaja.”

Sipas Ministrise së Bujqësisë tashmë po finalizohet nisma edhe për lehtësimin e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat rurale, çka do të ndikojë në zhvillimin e tyre.

Klan News