Llogaritë e Grupit L janë të hapura para ndeshjeve të fundit të kësaj faze në Kupën e Botës. Anglia dhe Gana kanë një marsh më shumë pasi numërojnë 4 pikë, ndërsa Kroacia luan fatin e saj për të qenë në raundin tjetër të kompeticionit. Skuadra e Zlatko Daliç mund të përfundojë në çdo pozicion, nga i pari deri në të tretin, duke e bërë llogarinë e grupit jashtëzakonisht interesante. Vendimi final do të jepet pas përballjeve vendimtare, ku Kroacia luan ndaj Ganës, ndërsa Anglia përballet me Panamanë.
Një triumf në ndeshjen e fundit do t’i siguronte Kroacisë vendin e dytë në grup dhe kalimin direkt në fazën eliminatore, pa pasur nevojë për llogaritje të tjera. Një pikë do ta çonte Kroacinë në kuotën e katër pikëve, çka mund të ishte e mjaftueshme për t’u renditur mes tetë ekipeve më të mira të vendeve të treta.
Diferenca aktuale e golave i mban kroatët në një pozicion relativisht të favorshëm krahasuar me rivalët direkt. Humbja do ta shndërronte skenarin në të komplikuar. Një disfatë do ta linte Kroacinë me vetëm tre pikë dhe do ta vendoste në një situatë të ndërlikuar. Në këtë rast, kombëtare si Suedia, Ekuadori, Bosnje-Hercegovina dhe Paraguai do të kishin avantazh të dukshëm kundrejt kombëtares ballkanase.
Pavarësisht këtyre skenarëve, Kroacia mbetet në një pozitë ku gjithçka varet nga vetja. Një paraqitje e fortë ndaj Ganës do të mjaftonte për të mbyllur çdo diskutim dhe për të siguruar vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. “Vatrenët” vazhdojnë të jenë në garë dhe fati i tyre mbetet ende në duart e tyre.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
