Ludogorets nuk njeh rivalë në Bullgari. Skuadra e njohur, ka vendosur diktatin në kampionat dhe vazhdon me rekordet.

Ekipi i drejtuar nga Igor Jovicevic, siguroi titullin kampion, i cili është i 14-ti radhazi në Bullgari. Pas ngjitjes nga Kategoria e Parë në vitin 2011, skuadra e Ludogorets ka fituar titullin në çdo sezon, për 14 vite me radhë.

Nëse shton këtu edhe titullin e fituar në divizionin e parë, atëherë shkon në 15 tituj kampionë radhazi.

Këtë sezon, skuadra e Ludogorets e siguroi titullin 5 javë para fundit, pasi diferenca me Levski Sofia nga vendi i dytë, është plot 16 pikë.

/tvklan.al