Prova më e mirë ishte 7 metra e 90 centimetra

Izmir Smajlaj iu kthye rezultateve të mira në garën e kërcimit së gjati. Sportisti shqiptar u rendit i pari mitingun e Bratislavës, një aktivitet në salla të mbyllura.

Smajlaj kërceu 7 metra e 90 centimetra në provën e tretë. Ndjekësi më i afërt ishte norvegjezi Flatnes, i cili rezultatin më të mirë e kishte 43 centimetra më pak së Izmir Smajlaj.

Paraqitja më e mirë në salla të mbyllura Smajlaj e pati 3 vite më parë në Beograd. Aty u shpall kampion i Europës në salla të mbyllura, pasi kërceu 8 metra e 8 centimetra. Gjatë 2019 Izmir Smajlaj pati probleme me dëmtimet. 26-vjeçari synon që të përmirësojë rezultatet e tij.

Tv Klan