Sony Xperia Touch është fjala e fundit e teknologjisë që funksionon pak a shumë si një smartphone. Kjo pajisje ka një projektor, i cili shërben për të kthyer çdo sipërfaqe në një ekran me prekje. Kjo do të thotë se imazhi arrin që të projektohet kudo dhe kështu mund të ndërveprosh në tavolinë, në kuzhinë, në mure, të luash lojra dhe të lundrosh në internet.

Sony Xperia Touch i jep mundësi njërzve të komunikojnë edhe me Skype me miqtë e tyre.

Kompania Sony e prezantoi këtë lloj pajisje rreth një vit më parë, por tanimë ka dalë në treg dhe kushton rreth 1500 Euro. Telefoni  Xperia Touch përdor sistemin Google Android duke pasur akses edhe në Google Play Store.

Klan Plus