Janë 970 delegatë që do të përzgjidhen mes 1970 kandidatëve, sipas parimit “ një anëtar, një votë”.

Procesi i votimit ka nisur që të premten, ndërsa në ditën e dytë ushtroi të drejtën e votës edhe kryesocialisti Edi Rama, në njësinë Administrative të Dajtit.

Ndërsa drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj votoi në lagjen 13 në kryeqytet. Në një komunikim për mediat, foli për rëndësinë e këtij procesi ndërsa u drejtoi një thirrje anëtarëve PS për sa më shumë pjesëmarrje.

Erion Veliaj, drejtues politik i PS në Tiranë: Është vërtet një lajm i jashtëzakonshëm gjithë ky energjizim, shumë prej kolegëve e kanë votën e tyre të parë, le të themi është aktiviteti i tyre i parë politik në Partinë Socialiste. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet, ka vetëm një forcë që di të bëjë shtet, ka vetëm një forcë që di t’i hapet djemve dhe vajzave të rinj dhe është partia jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Nëse nuk keni votuar, ju lutem dilni dhe votoni është shumë e rëndësishme që ne të kemi sa më shumë legjitimitet, të kemi sa më shumë pjesëmarrje.

Delegatët e rinj të Kongresit, që do të zgjidhen nga ky proces pritet të zhvillojnë mbledhjen e parë në muajin qershor, për të zgjedhur më pas Asamblenë e re. Pas zgjedhjes së Asamblesë, radhën për riformatim do ta ketë kryesia e Partisë Socialiste.

Klan News