Bullgaria deklaron se Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtetet kandidate më të përgatitura për tu anëtarësuar në Bashkimi Evropian në vitin 2028. Në këtë mënyrë sipas kreut të Partisë Lëvizja e Gjelbër, Borislav Sandov, Deti Adriatik do të bëhej kështu hapësirë e brendshme e BE-së. Kjo hapësirë do të mbyllej sipas bullgarëve ndaj influencave të huaja, kryesisht ruse dhe kineze.

Sandov u zotua qe të punojë për një BE prej 29 anëtarësh në fund të mandatit 5-vjeçar të Parlamentit të ardhshëm Evropian (PE).

Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së, por ajo nuk është gati, tha Sandov që është kandidati kryesor për eurodeputet. Është e paqartë nëse shtetet anëtare të BE-së dhe komisioni i ri evropian që zgjidhet në shtator do të vijojnë negociatat veçmas me Shqipërinë nëse ndaj vendit tonë hiqet vetoja greke.

Rruga e maqedonasve drejt BE-së është komplikuar së tepërmi me ardhjen në pushtet të opozitës tensionet me Athinën për Marrëveshjen e Prespës dhe ato me Bullgarinë pas hezitimit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Klan News