Fieri është një zonë e drogës dhe ka një kriminalitet shumë të ashpër, kështu është shprehur prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku gjatë një takimi me prokurorët e këtij rrethi.

Theodhori Sollaku: “Ka kriminalitet deri diku të ashpër dhe kërkohet një impenjim maksimal për të përballuar këtë fluks kriminaliteti. Fieri, gjithashtu është një qytet i madh ku ende vazhdojnë të funksionojnë shumë ente shtetërore. Informacionet tona janë të tilla që përsëri ka shumë zyrtarë që me dashje shkelin ligjin për të kryer favorizime. Është detyra juaj që në këto raste juve nuk duhet të toleroni.”

Sollaku prezantoi kryeprokuroren e re të Fierit Marjeta Zaimi e cila ka një përvojë prej 12 vitesh si prokurore në këtë qytet dhe kohët e fundit ka qenë zëvendësprokurore e rrethit./tvklan.al