Manchester United beson shumë te trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Klubi ka vendosur që ta zgjasë kontratën me teknikun norvegjez edhe për tri vite të tjera, deri në vitin 2024.

Si futbollist, Soslkajer ka fituar Ligën e Kampioneve dhe Premier Ligën te “Djajtë e kuq” dhe drejtuesit besojnë se ai di se si ta udhëheqë ekipin drejt triumfeve të mëtejshme.

Në bazë të marrëveshjes së re, është edhe opsioni për një tjetër vit shtesë. Norvegjezi foli për emocionet e rinovimit.

“Çdokush e di ndjenjën që unë kam për këtë klub. Jam i lumtur që kam firmosur këtë kontratë të re. Është moment i mirë për United, kemi ndërtuar një ekip të balancuar me të rinj dhe lojtarë me eksperiencë, e jemi të etur për suksese. Kam një staf fantastik teknik. United do të fitojë trofetë më të mirë dhe të mëdhenj, e për këtë luftojmë”.

Norvegjezi u ul në stol në Dhjetor të vitit 2018, pas shkarkimit të Jose Mourinho si trajner i përkohshëm. Por rezultatet që skuadra dha në fushë, bënë që atij t’i ofrohej një kontratë.

Në sezonin 2018-2019, “Djajtë e kuq” dolën të tretët në renditje, ndërsa një sezon më pas në vend të dytë pas rivalëve të Manchester City, edhe pse me 12 pikë diferencë. Gjithashtu United shkoi deri në finalen e Ligës së Evropës, ku u mund me penallti nga Vijareali.

Klan News