Pjesa më e madhe të rinjve që studiojnë në universitetet publike dhe private të Tiranës, mbështesin kandidaturën e Lulzim Bashës për bashkinë e kryeqytetit. Në një sondazh të kryer nga Këshillit Kombëtar Studentor për të matur ndikimin që ka patur fushata elektorale për zgjedhjet e 8 Majit, 62% e të anketuarve, janë shprehur se do të votojnë zotin Basha më 8 Maj. 38% e tyre kanë deklaruar votën pro kandidatit socialist Rama.
Pjesë e këtij sondazhi janë bërë 2300 studentë që votojnë në Tiranë. Sipas organizatorëve mbështetja për zotin Basha është rritur nga nisja e fushatës, pasi gjatë saj ata kanë patur mundësi që ta njohin kandidatin e djathtë, gjatë takimeve që ai ka organizuar me ta. Ndryshe ka ndodhur me kandidatët me majtë, pëlqimi i të cilët kanë pësuar rënien e radhët dhe të rinjve studentë.
Qamil Dika: “Kemi një rënie të dukshme të pëlqimit nga ana e të rinjve edhe studentëve për kandidatin Edi Rama. Do doja të theksoja që faktorët që kanë bërë që studentët të pëlqejnë masivisht kandidatin Basha, janë takimet që ai ka bërë me studentët në universitetet e tyre përkatëse.”
Por sipas këtij sondazhi 59% e studentëve mbështesin Aleancën për qytetarin dhe vetëm 32% Aleancën për të ardhmen.
Qamil Duka: “59% e studentëve të anketuar shprehen se fushata që aleanca për qytetarin, është një fushatë më pranë kohës, është një fushatë e cila i ka pëlqyer më shumë atyre. Ndërsa vetëm një pjesë e vogël mbështesin fushatën politike, me rreth 32% fushatën e organizuar nga forca politike Partia Socialiste pra, dhe koalicioni për të ardhmen.”
81% studentëve janë shprehur se do të marrin pjesë në votime, një shifër mjaft e rëndësishme ç’ka tregon interesin dhe peshën që kanë të rinjtë në përzgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të bashkisë më të rëndësishme në vend. 21% e të anketuarave janë votues për herë të parë./tvklan.al












Botërori 2026 