Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan mbrëmjen e sotme.

Ajo tregoi se më 1 Maj do të mbaj një recital në Amfiteatrin e Tiranës, në orën 20:00, në të cilin do të këndojë gjithashtu edhe Majk. Ky nuk është recitali i parë për Sonin, mirëpo këngëtarja ka zbuluar se pas këtij koncerti, ajo do të nisi një turne në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Ëndrra ime turneu. Pikënisja është recitali i 1 Majit dhe më pas do të ketë një turne, edhe jashtë Shqipërisë. Duke qenë se arti për mua është jetë dhe pasion, kisha dëshirë që ta bëja. Në karrierën time kam eksperimentuar, kam marrë pjesë në spektakle të ndryshme dhe në gjëra të ndryshme në fushën e artit. Me zor po pres recitalin që të tregoj 100% tim sepse të këndosh live dhe të kërcesh vetë është diçka tjetër. Kam pasur një recital në vitin 2001 në Kosovë, në 2005 me Sinanin dhe tani jam me Majk”,

tha këngëtarja.

/tvklan.al