Sonte në ekranin e Televizionit Klan, një nga mbrëmjet artistike më spektakolare do të rikthehet për publikun në një transmetim special.

Në kalanë historike të Kaninës, u zhvillua spektakli “Yjet në Kaninë”, që magjepsi publikun e pranishëm.
Për teleshikuesit shqiptarë, kjo ngjarje do të transmetohet të sonte, më 21 shtator, në orën 21:00, në ekranin e Televizionit Klan.

Në këtë mbrëmje të paharruar u bashkuan fjala dhe poezia e aktorit dhe mjeshtrit të fjalës Timo Flloko me zërat e mëdhenj të artit shqiptar dhe ndërkombëtar: tenori Saimir Pirgu, sopranoja Ermonela Jaho, dhe me pjesëmarrjen speciale të yjeve të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe dhe Alban Skënderaj.

“Yjet në Kaninë” një produksion i Vera Grabocka, mbetet një nga mbrëmjet që do të shkruhet gjatë në kujtesën kolektive, si një bashkim i artit, historisë dhe emocioneve që bashkojnë zemrat e çdo shqiptari.

Mos e humbisni, këtë të dielë, ora 21:00, në Televizionin Klan – “Yjet mbi Kaninë”. Një natë magjike për t’u përjetuar sërish, këtë herë nga ekrani i shtëpisë tuaj!

Tv Klan

/tvklan.al