Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së eurodeputetëve që bënin thirrje për të mos ndaluar procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Deklaratë e rëndësishme nga përfaqësuesit e grupeve politike në PE mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Soreca.

Deputetët e Parlamentit Europian kanë bërë apel që të aprovohet korniza e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në një deklaratë, nënshkruar nga më shumë se 20 eurodeputetë, përfaqësues të grupeve politike, nxiten të gjitha palët që të gjendet një zgjidhje që do të sigurojë çeljen e negociatave në fund të vitit./tvklan.al