Në Kosovë sot është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ndërsa vendi hyn në një ditë të tensionuar politike pas zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvend.
Qytetarët kanë lajmëruar sërish protestë, pas dështimit për të miratuar në lexim të dytë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, të propozuara nga PDK-ja.
Përplasjet mes Vetëvendosjes dhe PDK-së bllokuan votimin, ndërsa takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës nuk prodhoi marrëveshje.
Mbrëmë, protesta u përshkallëzua, me hedhje mjetesh piroteknike e shishesh, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.
Si pasojë, 17 persona u lënduan dhe tre protestues u shoqëruan në polici.
Sot, Kuvendi ka afat deri në mesnatë për zgjedhjen e Presidentit. Nëse kjo nuk arrihet, Kosova rrezikon të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja parlamentare.
/tvklan.al












Botërori 2026 
