Kanë nisur sot, 21 qershor, në Lucerne të Zvicrës bisedimet e drejtpërdrejta për një marrëveshje të përhershme paqeje mes SHBA-ve dhe Iranit.

Delegacioni amerikan kryesohet nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili shoqërohet nga ndërmjetësit Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Nga Irani kanë mbërritur kryetari i parlamentit, Mohammad Ghalibaf, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Aragchi. Në tryezë do të bashkohen gjithashtu ndërmjetës nga Pakistani dhe Katari.

Bisedimet vijnë pak orë pasi ushtria iraniane deklaroi se ka mbyllur sërish Ngushticën e Hormuzit, për shkak të sulmeve të Izraelit në Libanin jugor. Këto deklarata u mohuan nga ushtria amerikane, e cila deklaroi se trafiku vazhdon të rrjedhë në ngushticë.

Ndër çështjet më të vështira për t’u zgjidhur në Zvicër janë kapacitetet bërthamore, për të cilat Irani ka këmbëngulur se nuk do të heqë dorë, si dhe situata e konfliktit mes Izraelit dhe Libanit.

Edhe pas arritjes së armëpushimit të premtuar, sulmet nga të dyja anët kanë vazhduar, ndërsa janë raportuar edhe rreth 20 viktima si pasojë e goditjeve izraelite.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hezbollahu lëshoi më shumë se 50 predha drejt forcave izraelite, ndërsa Hezbollahu akuzoi Izraelin për kryerjen e qindra shkeljeve të armëpushimit dhe paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme nuk do të kalojnë pa përgjigje.

Tv Klan

/tvklan.al