Sot Fifi është një kantautore dhe një nga këngëtaret më të talentuara në tregun e muzikës shqiptare, e cila numëron dhjetëra këngë në repertorin e saj.
Si pjesë e jurisë së “X Factor Kids” dhe mentore e kategorisë së “Djemve”, e pyetur nga moderatorja Alketa Vejsiu, Fifi tregon fillimet, perfomancën e parë dhe si u zbulua talenti i saj në muzikë.
Në fakt rasti i Fifit është i rrallë, ajo nuk ka pasur një vitrinë apo një trampolinë për të shpalosur veten, po talenti i madh dhe mbështetja e nënës së saj e bënë që sot të kapë majat.
Alketa Vejsiu: Fifi kush të ka zbuluar ty si këngëtare? Ke pasur ti një mentor, ke marrë pjesë në ndonjë program…?
Fifi: Mami im ka qenë. Mami im ka thënë ‘ti çika jem në shkollën e muzikës’.
Alketa Vejsiu: Rast i rrallë se nuk është se t’u krijua një platformë që ti të ekzaltoje talentin, nuk kishe një vitrinë apo jo, kështu që ke pasur një rrugë më të vështirë.
Fifi: Kam pasur mamin, që e ka dashur muzikën dhe ka qenë e apasiunuar pas muzikës. Një prej këngëtareve të para që u pranua në RTP në Kosovë!
Alketa Vejsiu: Kur ke dal për herë të parë në skenë, e mban mend performancën tënde të parë?
Fifi: Unë në “Albania’s Got Talent”.
Alketa Vejsiu: Gjithmonë do të mbahet mend debutimi i parë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
