Mungesa tek të dyja klubet

Mbrëmjen e sotme skenën e futbollit italian do të pushtojë ndeshja Milan-Juventus. Për shkak të historisë por edhe të situatës aktuale, kjo përballje është shumë e rëndësishme.

A do të jetë një ndeshje vendimtare në rrugën drejt trofeut? Ndoshta jo, por të paktën është kalimi i një udhëkryqi në këtë sezon. Do të mungojë një protagonist i madh. Ibrahimoviç që ka luajtur më herët edhe për Juventusin, por rikthehet në San Siro, tashmë si trajner kundërshtar Andrea Pirlo.

Il Maestro siç konsiderohet ka ngritur në këtë stadium 9 trofe. Tekniku nga Brescia përballet kështu me ish-skuadrën e tij. Ka nevojë absolute për 3-pikëshin e kësaj përballje, në mënyrë që të mos jetë ai që përballet me kapitullimin e skuadrës pas një dominimi prej 9 sezonesh.

“Për mua është një ndeshje e veçantë, sepse është hera e parë që përballem si trajner. Kam shumë kujtime të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi marrin topin dhe kanë sulm shumë të shpejtë. Nuk duhet të krijojmë mundësi kundërsulmi”, tha ai.

Skuadra e tij i është nënshtruar tamponit pas rezultimit pozitiv të Cuadrado. Të gjithë janë mirë dhe gjenden në Milano tashmë.

Ka 5 vite që Milan nuk ishte në këtë epërsi në renditjen e kampionatit. Një fitore kundër kampioneve bardhezinj do ta çonte Milanin në +13 pikë ndaj Juventusit. Nuk është një hipotekim i trofeut, por do të ishte një tregues se hegjemonia e torinezëve në serie A ka përfunduar.

“Brenda ndeshjes ka disa sfida dhe vështirësitë do të jenë më të mëdha se zakonisht. Kjo është një maratonë dhe nuk mjafton vetëm nisja. Është një ndeshje, nuk është vendimtare, por mjaft e rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë”, tha Pioli.

Tashmë u mbetet skuadrave që të flasin në fushën e lojës.

Tv Klan