Sot do të nisin ndeshjet çerekfinale të Botërorit 2026. Franca do të sfidohet nga Maroku.

Përfaqësuesja franceze, një nga favoritet kryesorë të turneut, arriti çerekfinalen pasi fitoi 4 ndeshjet e para me paraqitje bindëse, falë sulmit të saj të mbushur me yje.

Megjithatë, në fazën e 1/8 u detyrua të luftonte fort për të mposhtur Paraguajin me rezultatin 1 – 0. Skuadra e Deschamps është e pamposhtur në 12 ndeshje zyrtare.

Nga ana tjetër, Maroku ishte shumë efikas në fitoren 3 – 0 ndaj Kanadasë që e solli në këtë pikë të turneut.

Përfaqëseuesja marokene është skuadra e vetme afrikane që ka arritur dy herë të mbetet e pamposhtur në pesë ndeshjet e para të një Kupe Bote dhe tani synojnë hakmarrjen ndaj Francës, që e eliminoi në gjysmëfinalen e Botërorit 2022.

Me një seri prej 10 ndeshjesh pa humbje, që nga finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, Maroku ka treguar se është plotësisht i aftë të surprizojë edhe favoritët.

Por statistikat dhe e kaluara do të harrohen prej orës 22:00 ku të dy skuadrat do të zbresin në fushën e stadiumit të Bostonit, ndërsa emocionet e kësaj sfide do të përcillen nga TV Klan, ashtu si i gjithë ky Botëror.

/tvklan.al