Dita e sotme pritet të sjellë sërish në vendin tonë stuhitë e erës dhe të shiut.
Sinoptikanët parashikojnë që bashkitë më të rrezikuara do të jenë Vlora, Saranda, Gjirokastra dhe Korça, ku shpejtësia e erës mund të shkojë deri në 85 kilometra në orë.
Nisur nga këto parashikime Policia e Shtetit njofton se, duke filluar nga mesditja e sotme deri në paraditen e së shtunës, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, të shmangin daljet në det.
Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
