Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 19 vite burg në total për 3 bashkëpunëtorë të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, por në përfundim pezullimin e dënimeve dhe konvertimin e tyre në 5 vite shërbim prove.
Prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi, i tha treshes së gjyqtarëve se Fatime Kryemadhi, nëna e ish-deputetes Monika Kryemadhi, duhet të cilësohet fajtore për akuzën e pastrimit të parave në bashkëpunim dhe të dënohej me 7 vite e 6 muaj heqje lirie. Dënimi, për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të ulej në 5 vite dhe për shkak të moshës dhe disa rrethanave të tjera lehtësuese, të shlyhej duke u paraqitur te shërbimi i provës për 5 vite.
7 vite heqje lirie u kërkuan për Ema Çokun, që sipas SPAK duhet të deklarohet fajtore se ka përpiluar një deklaratë huaje që ka ndihmuar në aktivitetin e pastrimit të parave. Dënimi ulet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.
Për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixhon, prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite e 6 muaj heqje lirie, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 3 vite, për akuzën e korrupsionit. Për arsye se ata kanë vepruar për llogari të ish-çiftit Meta-Kryemadhi, SPAK tha se dënimi ndaj Çokut dhe Xhixhos po ashtu të shlyhej në 5 vite shërbim prove.
Për këtë dosje, vetë Meta dhe Kryemadhi po gjykohen me procedurë të zakonshme.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 