20 persona u vunë në hetim nga SPAK, disa me masa sigurie “Arrest në burg” dhe disa me “Arrest shtëpie”, si të dyshuar se janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, pastrimin e parave dhe kanë vepruar si grup kriminal.
Përmes hetimeve që bazohen në zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky, SPAK thotë se ka goditur dy grupe kriminale që vepronin në trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Episodet e dokumentuara nga SPAK janë trafikuar nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinami, Paraguai, Uruguai, Porto Riko dhe Brazili drejt porteve të vendeve europiane.
Me vendim gjykate, të konsideruarit drejtues të grupeve dhe anëtarët e tyre u sekuestruan miliona euro pasuri, në kompani private apo llogari bankare, që dyshohet se janë të krijuara nga aktiviteti kriminal.
Si të dyshuar të SPAK përfunduan personazhe të njohur e të skeduar nga policia për aktivitete të paligjshme, por edhe disa biznesmenë që kanë vepruar prej vitesh në vend.
Ndaj tyre rëndon akuza e pastrimit të parave në kuadër të grupit kriminal, ndërsa disa të tjerë, sipas hetimeve të SPAK, janë pjesë e linjave të trafikut të kokainës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 