Një superaksion i SPAK me pjesëmarrjen e forcave special të policisë është kryer këtë të premte. Në total janë lëshuar 43 urdhër-arreste. Bëhet fjalë për eksponentë të krimit të organizuar të dyshuar për përfshirje në vrasje apo tarfik droge. Hetimet po kryehen nga dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Alfred Shehu. Akuzat janë ngritur pas zbërthimit të aplikacionit “Sky” dhe përgjimeve të ndryshme.
Klan Neës ka mësuar se Prokuroria e Posaçme ka zbuluar disa nga ngjarjet e vjetra kriminale si, vrasje, pengmarrje apo dhe trafik droge në qytetet Durrës, Tiranë, Krujë e Shkodër e Vlorë.
Këto janë dhe pamjet nga momente të aksionit të forcave speciale.
Një pjesë e personazheve që rezultojnë të përfshirë në krimet e zbardhura janë në qeli ku dhe iu komunikua masa e sigurisë. Masa arreste me burg iu është komunikuar edhe disa punonjësve të policisë, që rezultojnë sipas përgjimeve, të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Kontrolle e forcave speciale u zhvillua dhe në Tiranë, Duurës, Krujë, Shkodër e Vlorë.
Klan News