Prokuroria e Posaçme ka administruar kundërshtimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe 3 të hetuarve të tjerë në dosjen Partizani.

Materialet janë dorëzuar me postë pranë SPAK dhe thelbi kundërshtimeve të bëra nga avokatët lidhet me pretendimet se e gjithë dosja e përgatitur nga hetuesit nuk ka fakt penal.

Gjithashtu, Berisha dhe Malltezi pretendojnë se pasuritë e vëna janë të ligjshme dhe të prodhuara nga burime te ligjshme.

Pas administrimit të kundërshtimeve ndaj akuzave të korrupsionit dhe pastrimit të parave, SPAK pritet të dorëzojë në Gjykatë kërkesën për gjykim.

Tv Klan