Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe mori të pandehur Behar Bajrin, Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon, si të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.
SPAK dorëzoi të martën kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar gjykimin e tyre për akuzën e vrasjes për hakmarrje, armëmbajtje pa leje, përkrahje e autorit të krimit dhe grup kriminal.
“Rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.”
Sipas SPAK, Behar Bajri organizoi vrasjen si hakmarrje në bashkëpunim me Safet Bajrin dhe ekzekutor direkt Astmer Bilalin.
“Pas vrasjes së shtetasve Boran Bërçana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq ia ka atribuar këtë vrasje shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit Fatbardh Lici.”
Fatbardh Lici u vra në gusht të 2018-ës, teksa po konsumonte kafe në lokalin me qira të të vëllait të tij në lagjen Kiras të Shkodrës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 