64 vite burg ka kërkuar SPAK për 6 nga të akuzuarit e dosjes metamorfoza, për pjesën që lidhet me krimet jo të rënda.
Më shumë vite burg organi i akuzës ka kërkuar për Behar Bajroviç që njihet edhe me mbiemrin Bajri. 15 vite vite ka kërkuar për të organi e i akuzës, 14 vite për Pëllumb Gjokën, 11 vite për Edmond Prekën. Për ish-oficerin e policisë Ardit Hasanbegaj 9 vite, po kaq vite u kërkuan edhe për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri ndërsa për ish-prokurorin Xhevahir Lita, SPAK kërkoi dënimin me 6 vite burg.
Nëse shpallen fajtor të 6 të akuzuarit do të përfitojnë ulje të dënimit me 1 të 3–ën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ata akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre, përkrahje të autorit të krimit apo dhe për falsifikim dokumentash.
Ish-prokurori Xhevahir Lita dyshohet se ka favorizuar lirimin e parakohshëm të Behar Bajrit në këmbim të përfitimeve monetare.
Ish-biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet se ka falsifikuar dokumentat me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke në zonën bregdetare të Velipojës.
Ish-shefi i forcave Operacionale Oltion Bistri akuzohet se ka informuar biznesmenin Gjoka për një operacion policor kundër lojërave të fatit.
SPAK akuzon Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën për sigurimin e kushteve që do të mundësonin vrasjen e shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Klanthi Musabelli.
Pjesa tjetër e dosjes metamorfoza që lidhet me vepra të rënda penale si vrasje, do të gjykohet në një proces të veçantë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
