SPAK ka lexuar sot pretencën për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe Vasillaq Strakoshën.
Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të Goros për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” më shumë se një herë dhe dënimin e tij me 2 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse do të shpallet fajtor, ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.
Gjithashtu, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, i cili, nëse do të shpallet fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
