Afro 3 shekuj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për 15 të pandehurit e dosjes së njohur për publikun si “Plumbi i Artë”, përmes të cilës u zbardhën 12 ngjarje kriminale të ndodhura nga 2013-ta deri në 2021.

Edhe pse kishte peshën kryesore të akuzave, i gjykuar për përfshirjen në 9 vrasje e tentativa vrasje, për Nuredin Dumanin, u kërkua dënimi përfundimtar me 10 vite burg.

Në fillim, SPAK kërkoi 3 burgime të përjetshme për të,  por për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, këto kerkesa u ulën më 10 vite.

Per bashkëpunëtorin tjetër te drejtësisë, Erion Alibej, i konsideruar si financuesi i krimeve të kryera nga Dumani, u kërkua 15 vite heqje lirie.

13 vite SPAK i tha gjykatës të dënojë të penduarin e tretë, Skerdi Tase.

Dënimi më i rëndë u kërkua nga prokurorët e posaçëm për Henrik Hoxhajn, i gjykuar në këtë proces për disa episode kriminale.

Dënime që nisnin nga 9 deri në 25 vite burg u kërkuan nga prokurorët e posaçëm për 11 të pandehur të tjerë të kësaj dosje.

Në 2022, pasi SPAK bëri të penduar Nuredin Dumanin, i cili me rrëfimin e tij, zbardhi 9 vrasje dhe tentativa vrasje në Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Peqin.

Dëshmitë e tij u mbështetën edhe nga dy bashkëpunëtorë të tjerë, Erion Alibej dhe Skerdi Tase.

Ngjarjet kishin motiv hakmarrjen mes grupeve kriminale me bazë në qytetin e Elbasanit.

Nga kjo çështje janë zbardhur edhe 3 grabitje me dhunë e armë.

/tvklan.al