Prokuroria e Posaçme kërkon te dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Prokurori Ols Dado vlerësoi se ai duhet të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim e fshehje pasurie”.
Akuzat janë ngritur për dy raste ku dyshohet se Goro bashkë me dy ish-drejtorët e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në bashki, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha kanë përcjellë te institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5,500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.
Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe toke bujqësore mbi 5 mijë metër katror, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Më pas, kjo pronë është shitur te investitorët duke u dhënë edhe një leje ndërtimi për një kompleks turistik.
Jorgo Goro u arrestua në Mars të vitit të shkuar, ndërsa gjatë seancave gjyqësore i ka mohuar akuzat.
Klan News