Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të Altin Hajrit dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Jan Prengës më 17 janar 2020, në Kamzë. Në pretencën e lexuar këtë të enjte, SPAK thotë se ka dokumentuar përfshirjen e Hajrit, në kompleksin e të cilit në Shijak, Prenga, siç rezultoi nga kamerat e sigurisë, u dërgua pasi u rrëmbye.
Edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur, Prokuroria thotë se për shkak të pamjeve filmike ku duket trupi i tij, i cili nuk lëviz, si dhe gjurmëve të gjakut, ai ka humbur jetën dhe kufoma është fshehur.
Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdili, punonjës i kompleksit në pronësi të Hajrit, i cili rezulton në kamerat e sigurisë duke ndihmuar autorët e rrëmbimit.
Ndërkohë në gjykim më vete janë Dritan Rexhepi, nën dyshimin se është porositësi i rrëmbimit, dhe 6 persona të tjerë, këta të fundit në kërkim si autorët e kryerjes së tij.
Hetimet treguan se shkak për ngjarjen u bë grabitja e një sasie kokaine në një port në Britaninë e Madhe, për të cilën Rexhepi bënte përgjegjës vëllain e Jan Prengës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 