Pretendimet e Alda Nikollit, se tritoli që shpërtheu në banesën me qira ku ajo jetonte me të motrën në Elbasan ishte urdhëruar nga Nuredin Dumani, bëri që dosjen hetimore ta marrë në dorë SPAK.

Bashkë të dhëna të tjera të dëshmuara nga Nikolli, kjo çështje do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, e cila që prej vitit 2022 ka lidhur bashkëpunim me Nuredin Dumanin, i cili ka rrëfyer krimet në të cilat është përfshirë.

Vërtetimi i dyshimeve të ngritura nga e reja do të ndikonte më pas në marrëdhënien e bashkëpunimit të Dumanit me SPAK. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të datës 14 Korrik, në banesën e marrë me qira nga motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.

Nga shpërthimi u plagos aksidentalisht një 26-vjeçar, që është ende në gjendje të rëndë për jetën dhe u dëmtuan disa apartamente të pallatit.

Tv Klan