SPAK i komunikoi përfundimin e hetimeve ish-kreut të ARRSH Evis Berberi, në kuadër të të njëjtës dosje ku më herët e pandehur është marrë edhe ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Burimet konfirmojnë se Berberi është marrë i pandehur për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në 9 raste, kryer në bashkëpunim.

Në të njëjtën dosje, SPAK prej dy ditësh është duke iu komunikuar përfundimin e hetimeve disa personave, duke nisur nga ish zëvendëskryeministrja, Balluku, disa biznesmenëve apo edhe zyrtarëve e ish-zyrtarë të tjerë.

Me komunikimin e përfundimit të hetimeve, SPAK pritet të çojë çështjen në gjyq.

Kjo është dosja e dytë ku Berberi është marrë i pandehur. Ai po gjykohet prej një viti nga Gjykata e Posaçme për dyshimet se ka përfituar përmes një kompanie që drejtonte në hije, para në formë ryshfeti.

SPAK ka kërkuar për të dënimin me 10 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar, ulet në 6 vite e 8 muaj burg. Për këtë çështje ende s’ka vendim.

/tvklan.al