SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që kryetari Erion Veliaj të ishte i pranishëm në mbledhjen që do të mbahet pasditen e sotme dhe ku do të diskutohej reforma territoriale.
Këshilli bashkiak kërkoi aprovimin e një lejeje të përkohshme që Veliaj të ishte i pranishëm fizikisht ose të lidhej online nga burgu i Durrësit.
Këshilli Bashkiak argumentonte se shprehja e kryetarit për këtë çështje ishte e rëndësishme dhe merrte përsipër edhe krijimin e kushteve për pjesëmarrjen e Veliajt.
Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës.
Më 15 shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit me burg.
/tvklan.al












Botërori 2026 
