Spanja e nisi Botërorin 2026 me një zhgënjim të madh, duke barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër, një nga ekipet debutues në këtë turne. Kampionët në fuqi të Europës hasën vështirësi për të kaluar kundërshtarët që ishin kompaktë përpara zonës së tyre, duke bllokuar hapësirat e penguar lojën e spanjollëve.

Heroi i kësaj sfidë historike për Kepin e Gjelbër ishte portieri 40-vjeçar Vozinha. Ai ndali të paktën 7 goditje të rrezikshme të futbollistëve të Spanjës, duke merituar trofeun e më të mirit të kësaj sfide. Luis de la Fuente priti deri në minutën e 71’ për të aktivizuar Lamine Yamal, por që nuk mundi të bënte shumë për iberikët.

Talenti i Barcelonës ishte lënë në stol si masë paraprake pas një dëmtimi. Në minutat shtesë portieri Unai Simon shpëtoi Spanjën, duke ndalur Borges dhe shmangur një humbje sensacionale. Arabia Saudite dhe Uruguaji barazuan 1 – 1 në ndeshjen e parë të Grupit H.

Përfaqësuesja arabe kaloi në avantazh në minutën e 41’ me golin e Al Amri. Në pjesën e dytë Uruguaji përmirësoi lojën pas zëvendësimeve të trajnerit Marcelo Bielsa dhe barazoi në minutën e 80’ me Maximiliano Araujo.

Skuadra amerikanojugore ushtroi presion të madh deri në fund, duke realizuar 22 goditje në pjesën e dytë, por Al Owais bëri disa pritje vendimtare dhe siguroi 1 pikë të vlefshme për Arabinë Saudite. Të gjithë ekipet e Grupit H janë në të njëjtën kuotë pikësh, ndërsa takimet u transmetuan në TV Klan.

/tvklan.al