Spanja synon të marrë fitoren e parë në Botëror. Iberikët sfidojnë Arabinë Saudite në Grupin H, në një sfidë ku luhet vetëm për 3 pikët.

Pas barazimit zhgënjyes pa gola ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë, te Spanja kërkojnë reagimin.

Arabia Saudite vjen po ashtu pas një barazimi 1-1 ndaj Uruguait në ndeshjen e parë dhe gjithçka në grup ka mbetur e hapur.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Cucurrella, Laporte, Cubarsi, Porro, Pedri, Rodri, Baena, Olmo, Yamal, Oyarzabal.

Arabia Saudite: Al Owais, Abdulhamid, Tambakti, Lajami, Al Amri, Al Harbi, Al Dawasari, Al Khaibari, Al Juwayr, Al Buraikan, Al Dawasari S.