Raportim Live
22:04, 30 Qershor 2024

Spanjë-Gjeorgji, pjesa e dytë

Spanjë-Gjeorgji, pjesa e dytë

93′ Përfundon ndeshja!

90′ Përfundon koha e rregullt . Jepen 3 minuta shtesë

90′ Danil Olmo shërbehet nga Yamal dhe godet nga jashtë zone. Gjuajtja ultas dhe pret portieri gjeorgjian.

83′ GOL! Dani Olmo shënon sërish për Spanjën.

81′ Largohet Carvajal dhe Fabian Ruiz, hyjnë Jesus Navas dhe Merino.

79′ Hyjnë Kvekveskiri e Zivzivadze, dalin Gvelesiani e Mikautadze.

75′ GOL! Nico William shënon golin e tretë! Williams bëri një sprint fantastik në kundërsulmin e Spanjës, driblon një mbrojtës dhe me qetësi godet dhe Mamardashvili nuk ka  çfarë të bëjë.

73′ Autogol i gjeorgjianëve por arbitri anësor kishte ngritur flamurin duke sinjalizuar pozicion jashtë loje

69′  Tsitaishvili merr një pasim të saktë nga Kvaratskhelia, por godet jashtë. Rasti i parë që gjeorgjianët i afrohen portës spanjolle në këtë pjesë të dytë.

66′ Zëvendësim i dyfishtë për spanjollët. Hyjnë Grimaldo e Oyarzabal per Cucurella e Morata.

64′ Del Chakvetadze dhe hyn Davitashvili. Gjithashtu largohet për gjeorgjianët Lochoshvili dhe hyn Tsitaishvili. 

63′ Yamal tenton portën pas një momenti konfuz të gjeorgjianëve, por i pasaktë.

58′ Spanja në kontroll të plotë të lojës. Gjeorgjianët arrijnë të kryejnë vetëm disa pasime kur nisin aksionet dhe menjëherë e dorëzojnë topin.

53′ Largohet Pedri për spanjollët dhe hyn në lojë Dani Olmo.

51′ GOL! Krosim i Yamal dhe shënon Fabian Ruiz! Goli në vijim të aksionit që nisi me goditjen e dënimit të Yamal.

51′ Goditje dënimi nga Yamal. Distanca 19 metra. Yamal e dërgon në të djathtën e Mamardashvili-t, i cili realizon një tjetër pritje të bukur.

48′ Tentonjë sërish me kundërsulm gjeorgjianët me Mikautadze, bllokohet nga Laporte.

47′ Tenton Fabian Ruiz por i pasaktë.

46′ Nuk ka ndryshime të formacioneve nga trajnerët.

45′ Nis pjesa e dytë!

21:00, 30 Qershor 2024

Spanjë – Gjeorgji, pjesa e parë

Spanjë – Gjeorgji, pjesa e parë

47′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Përfundon koha e rregullt. Jepen 2 minuta shtesë.

44′ Karton i verdhë për Moratan për ndërhyrjen ndaj Lochoshvili.

41′ Zëvendësim i detyruar për gjeorgjianët. Largohet Kiteishvili i dëmtuar, hyn Altunashvili.

39’ Aksion i gjatë i spanjollëve. Rodri me një gjuajtje ‘kirurgjikale’ e dërgon topin në anën e majtë, ultas të portierit Mamardashvili.

38’ Kundërsulm i spanjollëve, Nico Williams shërbehet nga Morata. Godet Williams, por përsëri bllokadë Mamardashvili.

35’ Cucurella gjuan me të majtën ultas nga jashtë zonës. Mamardashvili përsëri pret me sukses.

 31’ Mikautadze gjatë një kundërsulmi tenton driblimin dhe pretendon një penallti. Arbitri francez sinjalizoi vijimin e lojës.

30’ Kundërsulm i gjeorgjianëve. Kanë dhe superioritet numerik, por Kvaratskhelia që mund të gjuante, duke pasur parasysh karakteristikat e tij, vonon pasimin dhe aksioni bllokohet nga spanjollët.

29’ Aymeric Laporte tenton nga mesi i fushës, por gjuajtja është e gabuar. Tension tek lojtarët spanjollë.

27’ Kombinime të sakta nga sulmi spanjoll dhe Pedri tenton me të majtën, por gjuajtja e tij është për t’u harruar. Topi shkon tek tifozët.

22’ Fabian Ruiz godet me të majtën nga brenda zonës dhe përsëri Mamardashvili pret.

18’ Shënon Gjeorgjia në momentin më të mirë të Spanjës. Topi i vjedhur në mesin e fushës. Kakabadeze kroson nga e djathtja e sulmit dhe Le Normand shënon autogol nën presionin e Kvaratskhelia-s

16′ Yamal ekzekuton një goditje nga këndi. Godet me kokë Laporte, por topi përfundon jashtë.

11’ Goditje këndi për spanjollët. Mamardashvili bën një tjetër pritje pas tentativës së Carvajal. Përsëri goditje këndi.

8′ Të gjithë lojtarët e Gjeorgjisë në mesfushën e tyre për të qëndruar sa më afër lojtarëve kundërshtarë. Spanja me lojën e saj tenton nga krahët.

 5’ Tentativa e parë nga spanjollët, pret një gjuajtje qendrore Mamardashvili. Tentoi mesfushori Pedri.

3′ Spanja pritet të ketë më shumë mbajtjen e topit sot, përballë ka një Gjeorgji që mbron me 5 lojtarë.

1′ Nis ndeshja! Topin e parë e luajnë spanjollët.

20:16, 30 Qershor 2024

Euro 2024 | Spanjë – Gjeorgji 4-1, spanjollët realizojnë poker, takohen të premten me Gjermaninë në çerekfinale

Euro 2024 |  Spanjë – Gjeorgji 4-1, spanjollët realizojnë poker, takohen të premten me Gjermaninë në çerekfinale

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: (4-3-3) Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Morata, Williams

Gjeorgjia: (5-3-2) Mamardashvili, Kakabadze, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Lochoshvilli, Chakvetadze, Kiteishvili, Kochorashvilli, Mikautadze, Kvaratskhelia

/tvklan.al