Ministri i Transporteve Spartak Poçi dhe ai i Rendit Publik Igli Toska kanë marrë pjesë në inaugurimin e segmentit rrugor Seman-Plazh e gjatë 10 km. Ndërsa fliste për rrugën e autostradës Lushnj- Fier, ministri Spartak Poçi i është përgjigjur dhe pyetjes lidhur me kërkesën e deputetit Erion Braçe për dorëheqjen nga posti i ministrit.

Spartak Poçi: “Unë nuk merrem me një njeri si Erion Brçe që nuk ka bërë një punë në jetën e tij. Nga ana tjetër, absolutisht nuk kam ndër mend të jap as dorëheqjen dhe sistemi rrugor shiptar ky që është sot nuk ka asnjë përgjegjësi për aksidentin që ndodhi. Natyrisht këto janë çështje më shumë politike sesa çështje të karakterit shoqëror. Këto çështje do t’i zgjidhim, me Erionin dhe me ndonjë tjetër që është mbrapa Erionit, në rrugë institucionale.”

Ministri Spartak Poçi mori pjesë gjithashtu në takimet e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Fierit në kuadër të kuvendimit të madh me publikun. Mjaft i ashpër në takim ëshhtë shprehur kryetari i Partisë Socialiste në Fier i cili ka deklaruar se disa drejtues ushtrojnë pushtet në emër të Partisë Socialiste duke e përdorur atë për interesat e tyre personale dhe familjare. Pa përmendur emra konkretë, Hoxha ka kritikuar cilësinë e investimeve të kryera në rrugë, ujësjellësa, kanalizime dhe shkolla. /tvklan.al